Presidentit Bingu Wa Mutharika shtroi banket shtetëror për Presidentin Sejdiu

Në kuadër të vizitës që po bën në Malavi, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mbrëmë mori pjesë në një banket shtetëror me ftesë të Presidentit Mutharika. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Skënder Hyseni si dhe Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z.Muhamet Hamiti. Të pranishëm ishin edhe qindra personalitete të jetës kulturore e politike të Malavit.

Republika e Malavit e pret në mënyrë madhështore Presidentin Sejdiu

Republika e Malavit ka rikonfirmuar sot përkrahjen e fuqishme për popullin dhe institucionet e Republikën e Kosovës. Mbështetja e këtij vendi u dëshmua sërish sot me pritjen madhështore që ky vend i bëri Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili, me ftesë të Presidentit Bingu Wa Mutharika ka nisur sot vizitën shtetërore në këtë vend.

Presidenti Sejdiu u nis për vizitë në Malavi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u nis sot për vizitë shtetërore në Malavi, me ftesë të Presidentit të këtij shteti, Bingu Wa Mutharika. Bashkë me Presidentin Sejdiu ka udhëtuar edhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të Kosovës.

Fotolajm

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Partisë “Drejtësi dhe Unitet” nga Shqipëria, të kryesuar nga kryetari i kësaj partie dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Fehmiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Dashi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Dashi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurës së tyre, Bihije Dashit, doajene e arkitekturës në Kosovë

Christian Menard: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Republikës së Francës për përkrahjen e rëndësishme që ky vend ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Komitetit të Miqësisë Francezo-Kosovare, i cili kryesohej nga z. Christian Menard, anëtar i Parlamentit të Francës dhe kryetar i këtij komiteti.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e martë, 15 qershor 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pret z. Christian Menard, anëtar i Parlamentit të Francës dhe kryetar i Komitetit të miqësisë Francezo – Kosovare.Dita: e martë, 15 qershor 2010Koha:  09:00Vendi:  Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101P.S. Nga ky takim mund të merren vetëm pamje.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e hënë, 14 qershor 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e hënë, 14 qershor 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu merr pjesë në konferëncën e Liderëve të Rinj Evropian . Dita: E hënë, 14 qershor 2010 Ora:   09:00 Vendi: Hoteli Grand në Prishtinë *** *** Presidenti Sejdiu merr pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar. P.S. Pas drekës do të ketë një konferencë për media. Dita: E hënë, 14 qershor 2010 Ora:   12:30 Vendi: Vila Gërmia në Prishtinë

This site is registered on wpml.org as a development site.