DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Fehmiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Fehmiu,
 
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Bekim Fehmiu, aktor me renome ndërkombëtare.

Lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Mirëpo, nami i emrit të tij, vepra kolosale kinematografike që la ai pas vetes na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe.
   
Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
Zoti e bekoftë Bekim Fehmiun dhe familjen e tij!

Me respekt,                  
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.