Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor 2010, të cilën e kryesoi z.Petar Miletiq, shqyrtoi Informatën e Grupit të punës për legjislacion për përzgjedhjen e projektligjeve nga Strategjia legjislative për vitin 2010, si dhe caktimin e anëtarëve për të marrë pjesë në Grupet punuese gjatë hartimit të projektligjeve dhe në Komisionet funksionale të Kuvendit, gjatë shqyrtimit të projektligjeve.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 24 qershor 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 24 qershor 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret z. David Leddington, Ministër për Evropë i Britanisë së Madhe. Në takim merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Skender Hyseni.   Dita:  E enjte, 24 qershor 2010 Koha:  09:30 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101

Sejdiu: Të eliminohen dukuritë negative që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar

Në ditën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti një delegacion të përbërë nga Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nga Federata e Boksit e Kosovës, Muharrem Sahiti, këshilltar për sport i ministrit të MKRS, si dhe sportistët e mirënjohur Ferid Zekolli e Aziz Salihu.

This site is registered on wpml.org as a development site.