Prevallë, 25 qershor 2010 – Presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgi Ivanov kanë mbërritur sot pasdite në Prevallë, ku nesër dhe pasnesër do të zhvillohet Takim i liderëve të rajonit.
Vujanoviq dhe Ivanov janë pritur në takime të veçanta nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili u ka dëshiruar atyre mirëseardhje.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do t’u bashkëngjitet homologëve të tij nesër paradite, kur edhe fillon zyrtarisht takimi.