presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Në Prevallë mbërrin edhe Presidenti Bamir Topi

Prevallë, 26 qershor 2010 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka mbërritur në Prevallë ku po zhvillohet Takimi i liderëve të rajonit.

Në Prevallë, Presidentit Topi, mirëseardhje i dëshiroi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

Sot gjatë ditës, presidentët e katër vendeve të rajonit, Filip Vujanoviq, President i Malit të Zi,  Bamir Topi, President i Republikës së Shqipërisë,  Gjorgi Ivanov, President i Maqedonisë dhe nikoqiri i tyre, Presidenti Sejdiu do të kenë takime të veçanta bilaterale, ndërkaq pas drekës ata do të kenë takimin e përbashkët.

Në mbyllje të takimit të përbashkët, Presidentët  në një konferencë të përbashkët për media do t’u drejtohen përfaqësuesve të mediave të akredituara për përcjelljen e këtij takimi.

This site is registered on wpml.org as a development site.