Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor 2010, të cilën e kryesoi z.Petar Miletiq, shqyrtoi Informatën e Grupit të punës për legjislacion për përzgjedhjen e projektligjeve nga Strategjia legjislative për vitin 2010, si dhe caktimin e anëtarëve për të marrë pjesë në Grupet punuese gjatë hartimit të projektligjeve dhe në Komisionet funksionale të Kuvendit, gjatë shqyrtimit të projektligjeve.
Anëtarët e Këshillit për punën e Grupit të punës për legjislacion i informoi znj. Snezhana Karaxheiq, kryesuese e Grupit. Grupi i punës për legjislacion kishte përzgjedhur 17 Projektligje nga Strategia legjislative për vitin 2010 dhe kishte caktuar anëtarët e Grupit që do të merrnin pjesë në Grupet për hartimin e projektligjeve në Qeveri, si dhe në Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës gjatë shqyrtimit të Projektligjeve.Këshilli caktoi edhe një grup prej katër anëtarëve, për të marrë pjesë në Komisionin funksional të Kuvendit gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2010, si dhe për të përgatititur Projektbuxhetin e KKK-së për vitin 2011.Këshilli, gjithashtu, diskutoi edhe për implementimin e Strategjisë për komunitetet Rom, Egjeptian dhe Ashkali. Ndërsa, për mbledhjen e radhës, Këshilli vendosi që ta ftojë drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, pranë ZKM-së, z.Habit Hajredini për ta informuar Këshilin lidhurme implementimin e kësaj strategjie.