Sejdiu: Ka ardhur momenti që Greqia ta njohë Republikën e Kosovës

“Ka ardhur momenti që Greqia edhe formalisht ta njohë Republikën e Kosovës, sepse ky do të ishte një gur shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot në kabinetin e tij me z. Dimitrois Droutsas, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 31 korrik 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të pret z. Dimitrois Droutsas, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë. Dita: e shtunë, 31 korrik 2010 Ora: 14:30 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 P.S. Nga ky takim mund të merren vetëm pamje.
Presidenti Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të Shqipërisë dhe të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të Republikës së Shqipërisë dhe ekipin përfaqësues të Republikës së Kosovës, të cilat po marrin pjesë në një turne ndërkombëtar në basketboll që po mbahet në vendin tonë.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 30 korrik 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret përfaqësueset e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të Republikës së Shqipërisë dhe ekipin përfaqësues të Republikës së Kosovës. P.S. Nga ky takim mund të merren vetëm pamje. Dita: e premte, 30 korrik 2010 Ora: 13:00 Vendi: Salla, C-301
Zonja e parë e shtetit, Nezafete Sejdiu, vizitoi gratë e fshatit Krushë e Madhe

Zonja e parë e Republikës së Kosovës, Nezafete Sejdiu, vizitoi dje gratë e fshatit Krushë e Madhe, me ç’rast u njoh më për së afërmi me hallet dhe brengat grave të këtij fshati si pasojë e luftës së fundit, të cilat tashmë mbi supet e tyre mbajnë barrën e mbajtjes së familjes, kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, si dhe përkujdesen për të siguruar një mirëqenie më të mirë.
Presidenti Sejdiu mori letër urimi nga Presidenti Nicolas Sarkozy

Presidenti i Republikës së Francës, z. Nicolas Sarkozy i ka shkruar një letër Presidentit Fatmir Sejdiu, nëpërmjet së cilës e ka uruar për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe ka ripërsëritur zotimin e Francës për ta mbështetur edhe më tej vendin tonë.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, të cilit i shprehu ngushëllimet për 152 viktimat e rrëzimit të një aeroplani udhëtarësh në malet e këtij vendi.
PRESIDENTI SEJDIU FALËNDEROI ISH-PRESIDENTIN MOISIU.

Prishtinë, 27 korrik 2007 Shkëlqesia e Tij Alfred Moisiu Ish-President i Republikës së Shqipërisë Tiranë I dashur z. Moisiu, Në emër të popullit të Kosovës, Ju falënderoj nga zemra për kontributin Tuaj për çështjen e Kosovës gjatë mandatit Tuaj si President i Shqipërisë. Qëndrimi Juaj i qartë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës gjatë kohës kur shërbyet në krye të shtetit shqiptar çmohet shumë nga populli dhe institucionet e Kosovës.Ju falënderoj, i dashuri Alfred, edhe një herë për bashkëpunimin që keni pasur me Presidencën e Kosovës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Presidenti historik i vendit tonë, Ibrahim Rugova, por edhe gjatë kohës së mandatit tim si President.Ju uroj shëndet dhe pleqëri të mbarë Juaji përzemërsisht, Dr. Fatmir SejdiuPresident i Kosovës
Presidenti Sejdiu kërkon veprim të menjëhershëm të Bordit Drejtues të BQK-së

Presidenti Sejdiu kërkon nga Bordi Drejtues i BQK-së që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për ta zgjidhur situatën e fundit të krijuar në BQK, pas arrestimit dhe paraburgimit të Guvernatorit Hashim Rexhepi, për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Christian Wulf

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Gjermanisë, Christian Wulf, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së mbi 20 qytetarëve gjermanë, të cilët pësuan dje në aksidentin tragjik në “Paradën e Dashurisë” në Duisburg.Në vijim po e japim tekstin e këttij telegrami: