Zonja e parë, Nezafete Sejdiu vizitoi gratë e komunës së Dragashit

Zonja e parë e Republikës së Kosovës, Nezafete Sejdiu, vizitoi dje gratë e komunës së Dragashit, me ç’rast u njoh për së afërmi me hallet dhe brengat e grave të këtij lokaliteti, të cilat kryesisht merren me punë të ndryshme artizanale.
Presidenti Sejdiu priti studentë pjesëmarrës në Universitetin Veror në AUK

“Në Republikën e Kosovës janë bërë zhvillime shumë pozitive, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Kosova ka qasje të mirë të jetë atdhe i dashur i të gjithë qytetarëve të saj”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë një takimi me një grup studentësh nga vende të ndryshme.
Presidenti Sejdiu dekoroi luftëtarët e lirisë Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula e Muhamet (Sefer) Haxhaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës” luftëtarin dhe udhëheqësin e shquar ushtarak të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja.
Presidenti Sejdiu uroi besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Presidenti Sejdiu uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Presidenti Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 10 gusht

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 10 gusht Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret në takim dhe i jep dekoratat familjes së Bekim Berishës – Abeja, i dekoruar me medaljen “Hero i Kosovës”, familjen e Bedri Shalës, familjen e Elton Zherkës dhe familjen e Përmet Vulës, të dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë, si dhe familjen e Muhamet (Sefer) Haxhajt, i dekoruar me Medaljen e Artë “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”. Dita: E martë, 10 gushtOra: 14:00Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 P.S. Nga ky takim mund të merren vetëm pamje.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 10 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takohet me Admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli. Dita: E martë, 10 gusht 2010 Ora: 09:20 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 P.S. Nga ky takim mund të merren vetëm pamje.
Presidenti Sejdiu priti komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të Republikës së Kosovës me të gjitha kontigjentet e KFOR-it.
Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Krasimir Tulechki

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, z.Krasimir Tulechki.