Presidenti Sejdiu kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndihmojë Pakistanin

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndihmojë popullin e Pakistanit, që po përballet me përmbytjet shkatërruese.
Presidenti Sejdiu dekretoi dy prokurorë dhe dy gjyqtarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi dy prokurorë dhe dy gjyqtarë, të cilët dhanë sot betimin para Presidentit Sejdiu, në një ceremoni organizuar me këtë rast.
Presidenti Sejdiu dekoroi kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekoroi sot kolonelin amerikan (i pensionuar) Lansing E. Dickinson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, për kontributin e tij të veçantë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 20 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekoron kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson. Dita: E premte, 20 gusht 2010 Koha: 10:00 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101 Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Sejdiu: Parteshi – rrëfim i përbashkët i suksesit në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në mbledhjen inauguruese të Asamblesë Komunale të komunës së re të Parteshit.Duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti Sejdiu rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të institucioneve të Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit.“Është kënaqësi e imja e veçantë të jem me ju, të përcjell mbështetjen e institucioneve të Kosovës, mbështetjen e vullnetit të gjithë qytetarëve për punën dhe përkushtimin e thellë që ju qytetarët e komunës së re të Parteshit e keni bërë dhe po e bëni për perspektivën e përbashkët për të gjithë njerëzit”, tha Presidenti Sejdiu.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 19 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu merr pjesë në mbledhjen inauguruese të Asamblesë Komunale të Parteshit Dita: E enjte, 19 gusht 2010Koha: 10:45Vendi: Shtëpia e Kulturës në Partesh
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Duke pasur parasysh komentet e ditëve të fundit rreth çështjes së Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, Zyra e Presidentit të Republikës informon opinionin se Presidenti i Republikës ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme që kërkohen me dispozitat ligjore në fuqi.
Sejdiu: Kosova dhe Kroacia duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fusha

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, z.Zllatko Kramariç, të cilit i ritheksoi mirënjohjen e veçantë të popullit dhe të institucioneve të vendit tonë për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Kroacisë i ka dhënë Kosovës, si para, ashtu edhe pas pavarësimit.
Presidenti dhe Kryeministri u shkruajnë krerëve të shteteve të të gjitha vendeve anëtare të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare

Në vijim të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dërguar këto ditë nga një letër krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare, si Konferenca Islamike, Liga Arabe, Caricom-i, Organizata e Shteteve Amerikane, OSBE-ja, Këshilli i Evropës etj. Po ashtu, kjo letër i është dërguar edhe Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Sadriu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar familjen e Bedri Sadriut, minator i “Trepçës”, i cili vdiq dje në vendin e tij të punës, në horizontin e dhjetë të minierës.