DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Sadriu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar familjen e Bedri Sadriut, minator i “Trepçës”, i cili vdiq dje në vendin e tij të punës, në horizontin e dhjetë të minierës.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

E nderuara familje Sadriu,

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Bedri Sadriu.

Në këto çaste pikëllimi, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me ju dhe lutemi për shpirtin e Bedriut, minatorit, jeta e të cilit u shua kur ai ishte në krye të detyrës.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!

Zoti e bekoftë Bedri Sadriun dhe familjen e tij!
 
Me respekt,                 
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.