presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Duke pasur parasysh komentet e ditëve të fundit rreth çështjes së Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, Zyra e Presidentit të Republikës informon opinionin se Presidenti i Republikës ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme që kërkohen me dispozitat ligjore në fuqi.

Më datë 16 korrik 2010, Presidenti i Republikës ka marrë Shkresë Njoftuese nga Ministria e Pushtetit Lokal, me anë të të cilës njoftohet për Komunikatën e z. Qeska drejtuar qytetarëve të Rahovecit ku ai i ka njoftuar qytetarët e kësaj Komune për dorëheqjen e tij.Pikërisht për shkak të paqartësive në shkresat e dorëzuara, Presidenti është konsultuar me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe me udhëheqësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej të cilëve ka kërkuar sqarimin e plotë të këtij rasti, në mënyrë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme që janë në kompetenca të Presidentit. Deri sot, Presidenti Sejdiu nuk ka pranuar një sqarim të tillë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.