Sejdiu: Beogradi të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dha këtë deklaratë:
Presidenti Sejdiu dekoroi profesor Isa Demajn

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekoroi sot me Medaljen e Artë të Pavarësisë Prof. Isa Demajn, për kontribut të veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Westerwelle: Gjermania do të angazhohet në tërë botën për njohje të tjera të Republikës së Kosovës

“Gjermania do ta mbështesë Kosovën edhe në aspektin politik, në rrugën e saj në të cilin është nisur, dhe do të angazhohet në tërë botën për njohje të tjera të Republikës së Kosovës”, tha sot në Prishtinë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z.Guido Westerwelle, gjatë një takimi që pati me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 27 gusht, e premte

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z.Guido Westerwelle. Në takim do të marrin pjesë edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.Dita: E premte, 27 gusht 2010Koha: 11:30Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101
Sejdiu: Është koha që Sllovakia ta njohë Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së Sllovakisë, z.Miroslav Nad, si dhe shefin e ri të kësaj zyre, z.Henrik Markus.
Presidenti Sejdiu priti pjesëmarrësit e Seminarit XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu prit sot në takim pjesëmarrësit e Seminarit XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë.
Sejdiu priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, i cili përfundon mandatin në fund të këtij muaji.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 25 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret pjesëmarrësit e Seminarit XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Dita: E mërkurë, 25 gusht 2010Koha: 13:30Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, C-301
Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, z. Zoltan Imecs

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Prishtinë, z. Zoltan Imecs, të cilin e falënderoi për përkrahjen e fuqishme që Hungaria i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë dha dorëheqje

Sot, më datë 23 gusht 2010, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, z. Gazmend Pula, i ka dorëzuar Presidentit të Republikës dorëheqjen e tij nga pozita e Ambasadorit.