DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Beogradi të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dha këtë deklaratë:

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me të gjithë botën demokratike, e cila shënon 30 Gushtin – Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.Në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth dy mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët u rrëmbyen me forcë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së viteve 1998-‘99.Gjithë këto vite, shumë nëna pritën me ankth kthimin e bijve të tyre, shumë fëmijë u rritën pa baballarë, shumë të tjerë i morën në qese najloni mbetjet mortore të të afërmve të gjetur varrezave masive anekënd Serbisë.Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë shtruar në çdo instancë ndërkombëtare çështjen e të zhdukurve, duke kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë, me qëllim që ajo t’i paraqesë të gjithë të dhënat që ka për secilin rast.Qeveria e Serbisë mban përgjegjësi për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur më 1998-’99. Serbia ka të dhëna të sakta për tërë atë që ka ndodhur gjatë asaj kohe.Është tërësisht johumane që fati i të zhdukurve, sot e kësaj dite, të mbetet peng i qasjeve negative që është duke udhëhequr Serbia deri tani. Prandaj ripërsërisim ftesën tonë drejtuar Beogradit zyrtar që të jetë më konstruktiv, të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve.Zbardhja e fatit të të zhdukurve do ta lehtësonte udhën e pajtimit në mes popujve të rajonit dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimit të tij euroatlantik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.