Presidenti Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e fillimit të Programit fillestar për arsimim ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të Programit fillestar për arsimim ligjor për gjeneratën e tretë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU NË CEREMONINË E NDËRRIMIT TË KOMANDËS SË KFOR-it

Njëmbëdhjetë vjet pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, vendi ynë është transformuar rrënjësisht. Sot Kosova është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, me vizion të qartë për të qenë sa më parë anëtare e Bashkimit Evropian, e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.
SHBA-të ritheksojnë mbështetjen e plotë për Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota patën sot një takim të përbashkët me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, z. Ivo Daalder (NATO)dhe z. William Kennard (EU), në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, z. Christofer Dell.
Urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/2011 në Republikën e Kosovës

Me rastin e 1 shtatorit, ditës së fillimit të viti të ri shkollor, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke u dëshiruar atyre një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 31 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi presin ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, z. Ivo Daalder (NATO)dhe z. William Kennard (EU). Dita: E martë, 31 gusht 2010Koha: 15:15Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101.Mediet do të kenë mundësi të marrin pamje para takimit.
Presidenti Sejdiu shtroi mbrëmë iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se në muajin e bekuar të ramazanit e gjithë bota shpirtërore besimtare islame është e përkushtuar shumë thellë në bamirësi, në solidaritet dhe në tolerancë shpirtërore.
Presidenti Sejdiu i dorëzoi zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin Artiste e Merituar

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”, me të cilën e ka dekoruar kohë më parë.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 30 gusht 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzon zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”. Dita: E hënë, 30 gusht 2010 Koha: 12:00 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101 Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. ***** Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Dita: E hënë, 30 gusht 2010 Koha: 19:20 Vendi: Villa Gërmia Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Presidenti Sejdiu priti ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle
Presidenti Sejdiu paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar rastin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska

Në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese të parapara në Nenin 113(3)(1), Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, sot paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga e cila kërkoi një sqarim të mirëfilltë për paqartësinë e lindur rreth rastit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska.