Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni udhëtuan për në Nju-Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u nis sot për në Nju Jork, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Atyre do t’u bashkohet më vonë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në Katar.

FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU NË CEREMONINË E PËRURIMIT TË KATEDRALES “NËNA TEREZË”

Ndihem tepër i privilegjuar që ndodhem sot, këtu mes jush, në këtë ngjarje madhështore të përurimit të Katedrales “Nëna Terezë”. Dhe, derisa shoh këtë objekt kaq impozant, besoj ashtu si edhe të gjithë juve, në mendje më vijnë dy personalitete të mëdha të historisë sonë më të re, Presidenti Ibrahim Rugova dhe Ipeshkvi Mark Sopi, të cilët, më 26 gusht 2005, udhëhoqën ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit të këtij tempulli nacional, fetar, shpirtëror e kulturor.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 4 shtator 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 4 shtator 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do ta vizitojë Ipeshkvinë e Kosovës, si dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë solemne me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Dita: E shtunë, 4 shtator 2010 Koha: 10:00 Vendi: Selia e Ipeshkvisë së Kosovës në Prishtinë * * * * Presidenti Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni do të udhëtojnë për në Nju-Jork. Dita: E shtunë, 4 shtator 2010 Koha: 13:30 Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Para nisjes do të ketë një konferencë me gazetar !

Presidenti Sejdiu takoi ambasadorin e Japonisë, z. Akio Tanaka

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka ripërsëritur sot vlerësimin e lartë dhe mirënjohjen e përhershme të qytetarëve dhe të institucioneve të vendit për përkrahjen e madhe që Japonia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 2 shtator 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën  2 shtator 2010Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” në Bardhosh.Dita: E enjte, 2 shtator 2010Koha: 12:00Vendi: Fshati Bardhosh në Prishtinë

Presidenti Sejdiu takoi shefin e Ushtrisë Shqiptare, gjeneralin Maksim Malaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot shefin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, gjeneralin Maksim Malaj, të cilin e falënderoi për përkrahjen që po jep Ushtria Shqiptare, si anëtare e NATO-s, për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidenti Sejdiu priti Komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Buhler

“Gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, KFOR-i ka bërë një punë të madhe në Kosovë. Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë përherë shembull i shërbimit profesional dhe i disiplinës, ndaj ata kanë gëzuar gjithë respektin e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Erhard Buhler.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 1 shtator 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën  1 shtator 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.     Dita: E mërkurë, 1 shtator 2010 Koha: 11:00 Vendi: Qendra e komandës kryesore të KFOR-it në “Film City” * * * * * Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të programit fillestar për arsimim ligjor për gjeneratën e tretë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Dita: E mërkurë, 1 shtator 2010 Koha: 14:00 Vendi: Instituti Gjyqësor i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.