DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefin e Ushtrisë Shqiptare, gjeneralin Maksim Malaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot shefin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, gjeneralin Maksim Malaj, të cilin e falënderoi për përkrahjen që po jep Ushtria Shqiptare, si anëtare e NATO-s, për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim, u theksua se bashkëpunimi i ndërsjellë i vendeve të rajonit për paqe dhe stabilitet ndikon drejtpërdrejt në përshpejtimin e integrimit të kësaj pjese të Evropës Juglindore në strukturat euroatlantike.

This site is registered on wpml.org as a development site.