Sejdiu: Miratimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një moment i ri dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën

“Miratimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një moment i ri dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën, me të cilin përmbyllet cikli i të gjitha përpjekjeve të Serbisë, por edhe të tjerëve që kanë hezituar për të pasur procese më dinamike në kuptimin e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe me këtë evoluohet në mënyrën më të mirë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu, sot në një konferencë shtypi, pas kthimit nga Nju-Jorku, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë të paraqitur nga Serbia, në koordinim me vendet e Bashkimit Evropian.

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 11 shtator 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 11 shtator 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu kthehet nga vizita në Nju-Jork. Dita: E shtunë, 11 shtator 2010Koha:12:30Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 

Sejdiu në VOA: Rezoluta shënon fundin e përpjekjeve të Serbisë për t’i bërë obstruksione Kosovës

Po unë mund të them se vërtet dita e djeshme ka qenë një ditë me zhvillime mjaft dinamike dhe një ditë e rëndësishme, në kuptimin edhe të miratimit të një dokumenti mjaft të rëndësishëm të Asamblesë së Përgjithshme, pavarësisht nga fakti se ishte një vonesë në fillimin e punimeve të seancës, me një qasje joracionale që kishte delegacioni serb për të hedhur jashtë sallës delegacionin e Kosovës.

Aktivitet i ngjeshur i delegacionit shtetëror të Kosovës në Nju-Jork

Nju Jork, 8 shtator 2010Në kuadër të aktivitetit të ngjeshur që ka pasur këto ditë në Nju-Jork, delegacioni i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Hyseni, janë takuar sot me ambasadorët e vendeve të KUINT-it, me qëllim të bashkërendimit të plotë të qëndrimit para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila pritet të mbahet nesër.

Kërkohet njohja nga shtetet e Komunitetit të Karaibeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni kanë takuar sot në Nju-Jork edhe përfaqësuesit e vendeve të Karikom-it (Komuniteti i shteteve të Karaibeve), nga të cilat kanë kërkuar që ta njohin sa më parë pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe ta kundërshtojnë prerazi projektrezolutën që Serbia ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse ajo hidhet në diskutim.

Republika e Kosovës pret mbështetjen e vendeve të Ligës së Shteteve Arabe

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Skender Hyseni patën sot, në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, një prezantim para të gjithë ambasadorëve të Ligës së Shteteve Arabe në OKB. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Ligës Arabe dhe ai i Organizatës së Konferencës së Islamike në OKB.

Zonja Sejdiu dhuroi një donacion për fëmijët bonjakë të Krushës së Madhe

Zonja e parë e Republikës së Kosovës, Nezafete Sejdiu, dhuroi një donacion prej 150 çantash shkollore me të gjitha mjetet e nevojshme për fëmijët bonjakë të Krushës së madhe. Ashtu siç ka premtuar në vizitën e saj të bërë kohë më parë në po këtë vend, Znj. Sejdiu u doli krah fëmijëve bonjakë të kësaj ane, duke i përkrahur ata që shkollimi i tyre të jetë i njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site.