Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi morën pjesë në pritjen e organizuar nga kryeministri i Vanuatus

Nju-Jork, 21 shtator. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi morën pjesë sot në një pritje të organizuar nga kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei, në të cilën morën pjesë edhe udhëheqës shtetesh, ministra të Jashtëm e ambasadorë të shteteve të ndryshme.
Sejdiu: Kosova është një storie e suksesit

Nju-Jork, 21 shtator. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha morën pjesë sot në një takim me anëtarët e APEN-it, organizim që përmbledh rreth vetes profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë që jetojnë e veprojnë në SHBA.
REPUBLIKA E KOSOVËS PAVARËSI E KONFIRMUAR – Ligjërata e Presidentit Sejdiu në Universitetin e Harvardit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mbajti sot një ligjëratë në Universitetin e Harvardit, me pjesëmarrje të profesorëve, drejtuesve e studentëve të këtij institucioni prestigjioz, si dhe të interesuar të tjerë të shumtë.Në vijim po e japim ligjëratën e plotë të Presidentit Sejdiu:
Presidenti Sejdiu me delegacionin e Kosovës darkuan me Kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha

Nju-Jork, 19 shtator 2010. – Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi, Ministri Hyseni dhe delegacioni përcjellës darkuan me Kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha me delegacion.
Presidenti Sejdiu udhëtoi për në Nju-Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për në Nju-Jork. Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu pritet të zhvillojë një varg takimesh me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, të pranishëm në Nju-Jork në këtë kohë.
Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore

Nju-Jork, 19 shtator 2010 – Me të arritur në Nju-Jork, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka filluar aktivitetet dhe takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Në një takim bilateral me Presidentin e Republikës Afrikës Qendrore, Shkëlqesinë e Tij, z. François Bozizé, Presidenti Sejdiu, i shoqëruar nga Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hyseni, e ftoi Presidentin e këtij shteti që sa më parë ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, hap ky që do të mundësonte pastaj bashkëpunimin e ngushtë në mes të dyja shteteve.
Presidenti Sejdiu bisedoi me Presidentin e Ruandës, z. Paul Kagame

Nju-Jork, 19 shtator 2010. – Në një mbrëmje të veçantë për Afrikën, organizuar nga Cinema for Peace Foundation, Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Ruandës, Shkëlqesinë e tij z. Paul Kagame, si dhe liderë e ministra të tjerë të cilët ishin prezentë në këtë mbrëmje. Edhe në bisedën me Presidentin Kagame, Presidenti Sejdiu përsëriti kërkesën për njohje të Republikës së Kosovës.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Berisha, e cila sot humbi më të dashurin e saj, doajenin e pikturës në Kosovë, Engjëll Berisha.
Presidenti Sejdiu mori pjesë në hapjen e manifestimit Ditët e Trashëgimisë Evropiane

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së manifestimit “Ditët e Trashëgimisë Evropiane” , organizuar në Kalanë e Harilaqit, në komunën e Fushë-Kosovës.
Presidenti Sejdiu dënoi incidentin e mbrëmshëm në Mitrovicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, duke theksuar se ngjarjet e tilla e dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe u shërbejnë vetëm atyre që janë kundër paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim etnie e besimi.