DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu udhëtoi për në Nju-Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për në Nju-Jork. Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu pritet të zhvillojë një varg takimesh me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, të pranishëm në Nju-Jork në këtë kohë.

Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Barak Obama, me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Harvardit. Së bashku me Presidentin Sejdiu, në Nju-Jork do të jenë edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. 

This site is registered on wpml.org as a development site.