presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu shtroi mbrëmë iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se në muajin e bekuar të ramazanit e gjithë bota shpirtërore besimtare islame është e përkushtuar shumë thellë në bamirësi, në solidaritet dhe në tolerancë shpirtërore.

“Dëshiroi të shprehë respektin tim të thellë për të gjithë qytetarët e vendit, për besimtarët e fesë islame, për besimtarët e krishterë pa dallim etnie, si dhe dua të kem respektin tim për punën dhe lutjet e tyre për lirinë, të ardhmen dhe perspektivën tonë”, theksoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, Myftiu i Kosovës Naim Ternava duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen e organizuar, tha se muaji i ramazanit është muaj i mëshirës, i sakrificës, sinqeritetit, harmonisë, ndihmës ndaj njëri tjetrit, është muaj i Kuran-it prej të cilit dalin urdhra që ne të jetojmë në harmoni të përbashkët pavarësisht gjuhës që flasim, vendit ku jetojmë dhe besimit që i përkasim. Në iftarin e shtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, morën pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, ambasadorët e vendeve të KUINT-it, shefi i ICO-së, Peter Feith, ministra, drejtues të partive politike si dhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa. 

This site is registered on wpml.org as a development site.