presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në telegram thuhet:

I nderuari z. Tërnava,
kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

Nesër nis muaji i Ramazanit dhe unë dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me këtë rast.
 
Paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti mes qytetarëve të Republikës së Kosovës urojmë që të mbretërojnë, si gjithnjë, edhe në këtë muaj.
 
Në këtë muaj po hyjmë në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin tonë, pas mendimit për pavarësinë e vendit, të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Presim që gjatë këtij muaji dhe në muajt në vijim, 69 vendeve që e kanë njohur deri tash Republikën e Kosovës t’u bashkohen edhe shumë vende të tjera, të cilat tashmë nuk kanë asnjë arsye që të vonohen në ndërmarrjen e këtij hapi.
 
Udhëheqja e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dhënë në vazhdimësi kontributin e saj të çmuar në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë, ndërsa roli dhe kontributi i institucionit që ju drejtoni do të jetë shumë i rëndësishëm edhe më tej në procesin e njohjeve të reja të shtetit tonë dhe anëtarësimit të tij në institucionet ndërkombëtare.
 
Ju dëshiroj shëndet, paqe dhe lumturi dhe ju lus, z. kryetar, pranoni konsideratat e mia më të larta.
    
Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.