presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të Republikës së Kosovës me të gjitha kontigjentet e KFOR-it.

Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu çmoi punën e jashtëzakonshme që ka bërë KFOR-i në Kosovë, si dhe kontributin e drejpërdrejt që po japin ekspertët e KFOR-it për ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. Ndërsa, komandanti Bentler tha se KFOR-i mbetet i përkushtuar për ta siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.