presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zonja e parë e shtetit, Nezafete Sejdiu, vizitoi gratë e fshatit Krushë e Madhe

Zonja e parë e Republikës së Kosovës, Nezafete Sejdiu, vizitoi dje gratë e fshatit Krushë e Madhe, me ç’rast u njoh më për së afërmi me hallet dhe brengat grave të këtij fshati si pasojë e luftës së fundit, të cilat tashmë mbi supet e tyre mbajnë barrën e mbajtjes së familjes, kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, si dhe përkujdesen për të siguruar një mirëqenie më të mirë.

Gratë e këtij lokaliteti kryesisht merren me punë dore dhe punët e tjera në kopshtari. Zonja Sejdiu i përgëzoi për punën e tyre dhe i inkurajoi ato.“Jam këtu me Ju, për t’ju përkrahur dhe mbështetur moralisht në gjithë këtë punë të madhe që bëni për t’i mbajtur familjet tuaja dhe për të siguruar një mirëqenie më të mirë. Jeni ballafaquar me sfida të ndryshme dhe tashmë suksesshëm i keni tejkaluar ato. Po kështu, do ta keni mbështetjen time të vazhdueshme në ecjen tuaj të mëtutjeshme”, tha znj. Sejdiu.   

This site is registered on wpml.org as a development site.