presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori letër urimi nga Presidenti Nicolas Sarkozy

Presidenti i Republikës së Francës, z. Nicolas Sarkozy i ka shkruar një letër Presidentit Fatmir Sejdiu, nëpërmjet së cilës e ka uruar për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe ka ripërsëritur zotimin e Francës për ta mbështetur edhe më tej vendin tonë.

Më poshtë po e japim në tërësi tekstin e kësaj letre:Ekselenca e tij,Zotëri Fatmir SejdiuPresident i Republikës së KosovësPrishtinëGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka hequr tërë paqartësinë sa i përket ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe i ka arsyetuar shtetet, si Francën, edhe Kosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. I gëzohem këtij vendimi që i kontribuon stabilitetit të rajonit dhe i bën më të fuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumë se dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuaj të ri.Mendimi i Gjykatës, për këtë jam i bindur, do të duhej t’i bindë shtetet që ngurrojnë ta njohin Kosovën. Franca, me partnerët e saj, në ditët në vijim, do të ndërmarrë hapa të rinj në këtë aspekt duke u mbështetur në argumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.Ky mendim do ta bëjë, po ashtu, edhe më të fuqishëm vullnetin e 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën, që BE-ja t’i ofrojë asaj procesin e njëjtë për bashkim, i cili tanimë u është ofruar fqinjëve të saj. Përë këtë, ju mund të llogarsni në Francën për të vepruar në mënyrë tërësisht aktive, ashtu siç ajo është e angazhuar për t’i afruar pikëpamjet e ndryshme të shteteve anëtare.Është e rëndësishme që Kosova të mos qëndrojë këtu dhe të punojë edhe më shumë, e fortë nga shtimi i legjitimitetit që i jep mendimi i Gjykatës, për të përmirësuar situatën e komunitetit serb që jeton në territor.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zonja Ashton, ju propozon, në emër të 27 shteteve anëtare unanime, që të merrni pjesë në dialog duke e pasur pikërisht këtë qëllim. Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë rast dhe të angazhohet me mirëbesim në këtë çështje që do të kontribuojë për tejkalimin e shumë vështirësive konkrete, të cilat i vënë në kundërshti ende shtetin tuaj dhe Serbinë.Duke shpresuar që së shpejt do të kem rastin personalisht t’i evokoj me ju këto çështje, Ju lus të pranoni, Zotëri President, besimin e konsideratës së lartë.Nicolaz Sarkozy 

This site is registered on wpml.org as a development site.