presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu kërkon veprim të menjëhershëm të Bordit Drejtues të BQK-së

Presidenti Sejdiu kërkon nga Bordi Drejtues i BQK-së që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për ta zgjidhur situatën e fundit të krijuar në BQK, pas arrestimit dhe paraburgimit të Guvernatorit Hashim Rexhepi, për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së.

Më poshtë po japim letrën e plotë të Presidentit Sejdiu dërguar kryetarit të
Bordit Drejtues të BQK-së, z. Gazmend Luboteni:
Prof. Dr. Gazmend Luboteni
Kryetar i Bordit Drejtues të BQK-së
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Rruga e Garibaldit nr. 33
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

I nderuar Kryetar Luboteni:

Duke pasur parasysh rëndësinë që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (“BQK”) luan në ekonominë dhe stabilitetitn financiaro-bankar të vendit, ngjarjet e ditëve të fundit përkitazi me arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit Hashim Rexhepi janë mëse shqetësuese për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Prandaj në rrethanat e krijuara, kërkoj nga Bordi Drejtues i BQK-së të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për të zgjidhur këtë situatë dhe për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së.

Siç edhe jeni në kuptim të plotë të urgjencës së kësaj çështjeje, mirëpres veprimin tuaj të menjëhershëm.
                                                                      
Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.