Prishtinë, 27 korrik 2007
Shkëlqesia e Tij Alfred Moisiu
Ish-President i Republikës së Shqipërisë
Tiranë
I dashur z. Moisiu,
Në emër të popullit të Kosovës, Ju falënderoj nga zemra për kontributin Tuaj për çështjen e Kosovës gjatë mandatit Tuaj si President i Shqipërisë.
Qëndrimi Juaj i qartë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës gjatë kohës kur shërbyet në krye të shtetit shqiptar çmohet shumë nga populli dhe institucionet e Kosovës.Ju falënderoj, i dashuri Alfred, edhe një herë për bashkëpunimin që keni pasur me Presidencën e Kosovës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Presidenti historik i vendit tonë, Ibrahim Rugova, por edhe gjatë kohës së mandatit tim si President.Ju uroj shëndet dhe pleqëri të mbarë Juaji përzemërsisht, Dr. Fatmir SejdiuPresident i Kosovës