Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 29 dhjetor

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 29 dhjetor   Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mban takimin e fundvitit dhe shtron drekë për gazetarët që përcjellin punën e Zyrës së Presidentit dhe punën e Kuvendit të Kosovës.   Dita: E mërkurë, 29 dhjetor 2010 Koha: 12:00 Vendi: Restoranti “Puro”, Hajvali

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u shkruan institucioneve evropiane dhe shteteve mike lidhur me raportin e Dick Martit

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u është drejtuar me një letër vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, udhëheqësve të këtij institucioni dhe institucioneve të tjera evropiane, si dhe udhëheqësve të shteteve dhe të parlamenteve të shteteve të tjera, pas publikimit ditë më parë të raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur të premten, të cilën e kryesoi zëvendëskryesuesi i parë, z. Qerim Bajrami, miratoi rekomandimet nga pesë punëtoritë rajonale, të cilat i paraqiti anëtari i Këshillit, z.Veton Berisha.

This site is registered on wpml.org as a development site.