presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Imzot Dodë Gjergjin

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Duke e vlerësuar lart angazhimin Tuaj për paqen, harmoninë dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, pa dallim etnie e besimi, si dhe përkushtimin e Kishës Katolike për të ardhmen më të ndritur të Kosovës, Ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme juve dhe gjithë besimtarëve katolikë të vendit.Bashkë me këtë festë të madhe dhe me atë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremtojmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që i ka arritur Kosova si rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca”, shkruan në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.