Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z.Zlatko Kramariq.
Dr. Jakup Krasniqi e falënderoiambasadorin Kramariq për punën që ka bërë gjatë kohës sa kreu detyrën e ambasadorittë Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës dhe i uroi sukses nëkarrierën e tij të mëtutjeshme.
Z. Krasniqi me këtë rast gjithashtutheksoi ndihmën e madhe që Republika e Kroacisë i ka dhënë vendit tonë në tëgjitha periudhat e rëndësishme të zhvillimit të tij, si dhe falënderoi qeverinëdhe popullin kroat për njohjen e shtetit tonë, vendosjen e marrëdhënievediplomatike si dhe bashkëpunimin e frytshëm në mes dy vendeve.
Ambasadori Zlatko Kramariq e falënderoi Ushtruesine Detyrës së Presidentit, z. Jakup Krasniqi dhe institucionet e Republikës së Kosovëspër bashkëpunimin shumë të mirë dhe u shpreh se Kroacia do të vazhdojë edhe mëtej të jetë një përkrahëse e vazhdueshme e popullit dhe shtetit të Kosovës nëtë gjitha fushat.