presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur të premten, të cilën e kryesoi zëvendëskryesuesi i parë, z. Qerim Bajrami, miratoi rekomandimet nga pesë punëtoritë rajonale, të cilat i paraqiti anëtari i Këshillit, z.Veton Berisha.

Në mbledhje u shqyrtua informata e Grupit punues për arsim lidhur me takimin me përfaqësuesin e Komisarit të Lartë për Komunitete, të cilën e paraqiti kryesuesi i këtij grupi, z. Qerim Bajrami, si dhe informata e  Grupit punues për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, të cilin e paraqiti, z. Daut Qulangjiu.

Këshilli, më pas, emëroi z. Kujtim Paçaku anëtar të Komitetit Ndërministror për mbikëqyrjen e implementimit të Strategjisë për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, ndërsa emëroi z. Muhamet Arifi anëtar të Grupit Teknik për implementimin e kësaj strategjie.

Anëtarët e Këshillit diskutuan lidhur me përgatitjen e Planit të punës së KKK-së për vitin 2011, i cili do të përpunohet duke u bazuar edhe në rekomandimet nga pesë punëtoritë rajonale të organizuara nga OSBE-ja dhe ECMI-ja.

This site is registered on wpml.org as a development site.