DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Papa Benediktin XVI

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI, me rastin e Festës së Krishtlindjes.

“Shfrytëzoj këtë rast t’Ju shpreh edhe një herë falënderimin për kujdesin Tuaj dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim. Falë Zotit, punës sonë të përbashkët dhe përkrahjes së përhershme të miqve tanë ndërkombëtarë, Republika e Kosovës po e kremton këtë festë si shtet sovran dhe i pavarur”, shkruan dr. Jakup Krasniqi. “Kosova vazhdon të njihet nga shtete të ndryshme demokratike të botës dhe ne besojmë fuqishëm se ky proces do të vazhdojë me ritme edhe më të larta në vitin në vijim.Njohja e Republikës së Kosovës nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithë populli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, është shembull i rrallë i bashkëjetesës, i harmonisë dhe i tolerancës ndërmjet njerëzve të etnive dhe të besimeve të ndryshme, prandaj Shenjtëria Juaj Ju lus, ta keni parasysh kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, shkruan në urimin e tij për Papa Benediktin XVI, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.