U.D. i Presidentit, dr Jakup Krasniqi u takua me deputeten në Kuvendin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të një vizite pune që është duke e zhvilluar në Shqipëri, sot pati një takim edhe me deputeten nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zonjën Ermira Mehmeti.
U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u prit nga kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli si dhe zhvilloi një takim edhe me delegacionin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Tiranë, 13 janar 2011- Në takim me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli si dhe delegacionin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, zhvillimet e përgjithshme, për çështje që kanë të bëjnë me raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe për koordinimin në lidhje me qëndrimin që do të mbajë delegacioni i Shqipërisë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti Obama uron U.D të Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë përgëzuar Ushtruesin e Detyrës së Presidentit te Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe zonjën Krasniqi, me rastin e festave të fundvitit.
Republika e Guinea-Bissau
Katari
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi besimtarët ortodoksë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, u shprehu sot urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë.
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i shkroi Presidentit të Hungarisë, z.Pál Schmitt

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i është drejtuar sot me një letër Presidentit të Hungarisë, Shkëlqesisë së tij, Pál Schmitt, duke i dëshiruar sukses të plotë në kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian, të cilin ky vend e ka marrë nga 1 janari.
Mesazhi i U.D. të Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës me rastin e përfundimit të vitit 2010

Shteti i pavarur, sovran e demokratik i Kosovës është vepër e juaja, është kurorëzim i përpjekjeve e flijimeve shekullore të brezave të saj vetëmohues. Mbi këtë bazë fitoresh, më 2010 ne qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e përparuam vendin tonë drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt objektivave historike të hyrjes në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe drejt integrimeve euroatlantike.
Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 30 dhjetor 2010

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 30 dhjetor 2010 Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pret në takim prof. Ramiz Kelmendin. Dita: E enjte, 30 dhjetor 2010 Koha: 10:15 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.