Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, u shprehu sot urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë.
Në urim thuhet:
Me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, kam kënaqësinë e veçantë t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Gëzuar për shumë mot festën e Krishtlindjes ortodokse, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin.
Duke ju shprehur urimet më të sinqerta me rastin e Krishtlindjes ortodokse, lus Zotin që ju dhe familjet tuaja të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni.
Urime të gjithëve!
Për shumë mot!