U.D. i Presidentit, Jakup Krasniqi takoi zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Miguel Angel Martinez Martinez

Në orët e pasdites, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi zhvilloi një takim edhe me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Miguel Angel Martinez Martinez, me të cilin diskutoi për të arriturat e Kosovës, sfidat nëpër të cilat ka kaluar ajo gjatë këtyre proceseve, zhvillimet e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të përgjithshme, për objektivat për të ardhmen dhe, në mënyrë të veçantë, për çështjet që ka të bëjnë me raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u takua me z. Eduard Kukan

Strasburg, 19 janar 2011 – Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për një vizitë në Strasburg të Francës, u takua sot me z. Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor.
U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi udhëtoi për Strasburg

U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi udhëtoi për Strasburg Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi sot për të Strasburg të Francës. Gjatë vizitës treditëshe në Strasburg, z.Krasniqi do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot ambasadoren e re të Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në vendin tonë, znj. Songul Ozan, e cila dorëzoi letrat kredenciale.
Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 18 janar 2011

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 18 janar 2011 Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pret në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, znj. Songul Ozan, e cila do të dorëzoi letrat kredenciale. P.S. Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. Dita: E martë, 18 janar 2011Koha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101
Fjala e U.D. të Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi me rastin e Ditës së Drejtësisë në Kosovë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka marrë pjesë dhe ka mbajtur një fjalë rasti në manifestimin me rastin e Ditës së Drejtësisë në Kosovë.
U.D. i Presidentit, dr Jakup Krasniqi u takua me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi

Tiranë, 14 janar 2011- Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u prit sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.
U.D. i Presidentit të Kosovës, dr Jakup Krasniqi u takua me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama

Tiranë, 14 janar 2011- Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, u prit sot nga kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama.
VIZITA E U.D. TE PRESIDENTIT, DR. JAKUP KRASNIQI NE SHQIPËRI
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha

Tiranë, 13 janar 2011- Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Republikën e Shqipërisë, u prit sot nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha.