U. D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në manifestimin e Shoqërisë Kulturo-Artistike dhe Etnologjike nga Prizreni

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në manifestimin e Shoqërisë Kulturo Artistike dhe Etnologjike nga Prizreni, në të cilin morën pjesë edhe shoqëritë kulturore artistike nga Kosova dhe regjioni.
Krasniqi në BBC: Organizim konspirativ në zgjedhje

Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi thotë për BBC-në se zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit kanë pasur edhe një të ashtuquajtur organizim konspirativ.
Agjenda e U.D. të Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 17 dhjetor 2010

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi merr pjesë në manifestimin e Shoqërisë Kulturo Artistike dhe Etnologjike nga Prizreni, në të cilin marrin pjesë edhe shoqëritë kulturore artistike nga Kosova dhe Regjioni. Dita: E premte, 17 dhjetor 2010Koha: 11:00Vendi: Hotel “Victory”, Prishtinë
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti ambasadoren e Çekisë, Janina Hrebickova

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Çekisë në vendin tonë, znj. Janina Hrebickova.
Fotolajm: U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u nënshkrua në librin e zisë për diplomatin Riçard Hollbruk

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u nënshkrua sot në librin e zisë, të hapur në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinës, në nderim të diplomatit të shquar amerikan, Riçard Hollbruk, i cili ndërroi jetë ditë më parë pas një ataku kardiak.
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi reagon ndaj projekt-raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka lëshuar sot një deklaratë lidhur me një projekt-raport të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi përgëzoi Presidentin e Shqipërisë, z. Bamir Topi

Me rastin e hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi edhe njëherë përgëzon Presidentin e Shqipërisë, Z. Bamir Topi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 15 dhjetor

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 15 dhjetor Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes solemne të Parkut të Biznesit në Drenas. Dita: E mërkurë, 15 dhjetor Koha: 11:30 Vendi: Parku i Biznesit, Drenas
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Presidentin Obama

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar të SHBA-së, Richard Holbrooke.
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi votoi në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë