Me rastin e hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi edhe njëherë përgëzon Presidentin e Shqipërisë, Z. Bamir Topi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Në vazhdim ai thekson se nga sot qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian dhe pa dyshim se kjo datë do të shënohet në historinë e Republikës së Shqipërisë si ditë e ofrimit të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.Gjithashtu, z.Krasniqi shprehu bindjen e tij se edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të mund të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen.