Jahjaga: Përpjekje për të siguruar sa më shumë njohje për Kosovën

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kosova u përfaqësua në Nju Jork me një delegacion të nivelit më të lartë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pak para se të largohej nga Nju Jorku, Presidentja Atifete Jahjaga tha se bëri përpjekje për të siguruar sa më shumë njohje për shtetin e ri. Ajo komentoi gjithashtu rreth çështjes së veriut të Kosovës i banuar nga shumicë serbe.

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në New York, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, z.Avni Spahiu, u takua me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Presidentja Jahjaga e falënderoi ish-presidentin finlandez Maarti Ahtisaari për punën dhe mbështetjen e tij për Kosovën dhe tha se vendi ka shënuar përparime të mëdha në veçanti në zbatimin e planit të hartuar nga zoti Ahtisaari.

This site is registered on wpml.org as a development site.