Presidentja Jahjaga : Në gjithë territorin e vendit të zbatohet rendi dhe ligji

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me t’u kthyer nga vizita treditore shtetërore në Hungari, e priti në takim kryeministrin e Republikëss ë Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, i cili e informoi për planin operacional të Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e pikave doganore në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë ditës së tretë të vizitës shtetërore në Hungari, u prit nga kryeministri i Hungarisë, zotëri Viktor Orban. Kryeministri hungarez Orban, pasi shprehu kënaqësinë e ardhjes së Presidentes së Kosovës në vendin e tij, i vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe tha se vendi i tij i ka dhënë përkrahje dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese.

This site is registered on wpml.org as a development site.