Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Hungarisë, Pal Schmitt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës në Hungari, u prit me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti i Hungarisë, zotëri Pal Schmitt. Presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt e vlerësoi lartë vizitën e parë të nivelit shtetëror të Presidentes Jahjaga pikërisht në Hungari dhe tha se vendi i tij është krenar që ishte në mesin e vendeve të para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenti Schmitt tha se Hungaria ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës dhe do ta ndihmojë atë në rrugën e saj përpara.

This site is registered on wpml.org as a development site.