Presidentja Atifete Jahjaga u takua me baroneshën Catherine Ashton

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pati takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Catherine Ashton. Presidentja e Kosovës tha se Kosova dhe populli i saj duhet ta kenë një rrugë të qartë për liberalizim të vizave për marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Presidentja Jahjaga u takua me Komisionarin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fule

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Bruksel, pati mbrëmë një takim të gjatë pune me z.Stefan Fule, Komisionar i BE për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë. Në takim u diskutua progresi i Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe u diskutua mundësia e avancimit të Kosovës dhe BE-së në nivel kontraktual, në përputhje me rekomandimet e mëhershme të Komisionit Evropian.

This site is registered on wpml.org as a development site.