presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis për në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, udhëtoi sot për në New York të SHBA-së.

Presidentja do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidentja Jahjaga do të ketë takime me udhëheqës të lartë amerikanë. Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë Presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, zotëri Hashim Thaçi. Presidentja e Republikës së Kosovës do të mbajë edhe disa ligjërata në Universitetet dhe forumet amerikane.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.