Deklaratë e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënoi aktin e shëmtuar dhe makabër të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihut, duke e cilësuar si një sulm ndaj zyrtarit të lartë të institucionit të arsimit të Republikës së Kosovës.

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 3 tetor 2011

Agjenda  e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 3 tetor 2011Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të gjeneratës së tretë në Programin Fillestar për Arsimin Ligjor të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.  Dita: E hënë, 3 tetorKoha:  11:30Vendi: Pallati i Rinisë, Salla e kuqe 

HP: Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit

Liderët e botës e kanë pritur krahëhapur. Takimet me ta ajo i shfrytëzon për interesat e Kosovës, e jo si politikanët tjerë për ta mbrojtur veten nga akuzat. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest. E liruar nga skena katundareske politike e Kosovës, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet. Madje, ajo mund të sfidojë edhe shpresat e Thaçit për t’u bërë president, shkruan “HuffingtonPost”.

This site is registered on wpml.org as a development site.