Liderët e botës e kanë pritur krahëhapur. Takimet me ta ajo i shfrytëzon për interesat e Kosovës, e jo si politikanët tjerë për ta mbrojtur veten nga akuzat. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest. E liruar nga skena katundareske politike e Kosovës, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet. Madje, ajo mund të sfidojë edhe shpresat e Thaçit për t’u bërë president, shkruan “HuffingtonPost”.
Me mbështetjen e SHBA-ve dhe shumicës së shteteve të BE-së, Kosovashpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Përpjekja për ta paraqiturshtetin më të ri në Evropë në aspektin pozitiv, është shndërruar qëatëherë në makth të marrëdhënieve publike, pas hijes së rënd që po bienë shtetin e vogël të Ballkanit nga publik-persona “kriminale” eliderëve të saj.Të akuzuar për korrupsion, vrasje, dhendërlidhje me mafian nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera tëmëdha ndërkombëtare monitoruese, udhëheqësit më të lartë të Kosovës ranëbrenda pak vitesh nga atraksioni në vendin e kriminelëve të dyshuar.Atajanë të izoluar dhe rrallë ftohen jashtë vendit të tyre për t’u takuarme udhëheqësit e botës. Ndërkohë, aleatët kryesorë të Kosovës,veçanërisht SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet tjera të rëndësishmetë BE-së, kanë punuar prapa skenave për ta gjetur një partner tërespektueshëm që është në gjendje t’i ndihmojë ata për të ndërtuarinstitucionet demokratike të Kosovës dhe për të udhëhequr fushatën enjohjes së pavarësisë.Duket se ata mund ta kenë gjetur partnerin e tillë, te presidentja e porsazgjedhur, Atifete Jahjaga.Njëish-gjeneralmajore në Policinë e Kosovës, në prill të vitit 2011, nëmoshën 36 vjeçare u bë gruaja e parë dhe kreu më i ri i shtetit nëhistorinë e shkurtër e Kosovës si shtet i pavarur. Në vazhdën egrindjeve politike ndërmjet partive kryesore politike të Kosovës, qëkërcënonin për ta rrëzuar një strukturë tashmë të lëkundur qeverisëse,një lider i dobët që nuk kishte përkatësi e as mbështetjen e partivepolitike – për çka nuk do të mund të sfidonte partitë në pushtet – ishtekompromisi i vetëm. Jahjaga u përshtat aty. Pa përvojë të mëparshmepolitike, Jahjaga doli nga errësira brenda disa ditës.Posti ipresidentit është pozicion ceremoniale dhe Jahjaga pritej të qëndrontemënjanë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kurKryeministri i tanishëm Hashim Thaçi pritet të kandidohet për këtëfunksion. Megjithatë, Jahjaga mund t’ia dal të qëndrojë, pasi në njëkohë të shkurtër ajo ka dëshmuar se e ka guximin dhe vizionin e njëburrështetaseje të duhur për të ndrequr përçarjet politike, të brendshmedhe ndërkombëtare, që kanë qenë të dëmshme për vendin.Ndrysheprej shumë kolegëve të saj të lartë në qeveri të cilët që nga ardhja nëpushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në tëgjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modestnë Prishtinë.E lirë nga skena katundareske politike e Kosovësdhe jetesa “la dolce vita” e bashkëkohësve të saj, ajo sjell me veteshpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet nga ajo qëështë kryesisht besnike ndaj partisë, në atë që është kryesisht besnikendaj shtetit.Ajo është duke udhëhequr për çdo shembull, duke iadal që përtej linjave politike të rekrutojë elitën kosovare të shkolluarnë perëndim, e cila për vite të tëra është frenuar për të shërbyer nëqeveri për shkak të favorizimit të miqve. Kabineti i saj është i përbërënga të diplomuarit në shkollat kryesore amerikane dhe evropiane dhe meshumë vite përvojë në çështjet ndërkombëtare.Në skenënndërkombëtare, udhëheqësit e botës e kanë mirëpritur krahëhapur. Gjatëudhëtimit të saj më të fundit në Nju Jork, për takimet e Asamblesë sëPërgjithshme të OKB-së, ajo ishte udhëheqësja e vetme kosovare e ftuartë takohet me presidentin Obama. Në Bruksel, udhëheqësit e BE-sëpërshëndetën qasjen e saj të freskët, që kërkon zgjidhje dhe koordinonmë mirë përpjekjet e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.Ky është njëndryshim i mrekullueshëm, se jo shumë javë më parë takimet e tilla janëpërdorur nga liderët kosovarë për të mbrojtur veten nga akuzat e shumtatë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.Kosovaka nevojë për liderët politikë që mund të sjellin mbështetjen enevojshme ndërkombëtare dhe njohje të vendit. Në ambientin e turbulluarekonomikisht dhe politikisht botëror, një vend i vogël si Kosova nukmund të përballojë të bëjë gabime politike apo sociale që mund tërezultojnë në humbjen e mundësive për të fituar mbështetjen evendimmarrësve ndërkombëtarë.Disa mund të thonë se popullaritetii saj ka të bëjë më pak me aftësitë e saj politike e më shumë mekomunitetin ndërkombëtarë dhe zhgënjimet e përgjithshme publike meliderët aktualë kosovarë. Cilado qoftë arsyeja, të paktën për tash, mePresidenten Jahjaga ata kanë një partner politik që përdor takimet e sajme liderët botërorë për të paraqitur interesat e popullit të Kosovësdhe jo si shumë prej udhëheqësve të Kosovës të cilët përdorin mundësi tëtilla për të mbrojtur veten e tyre dhe anëtarët e partisë nga hetimetkriminale.