Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënoi aktin e shëmtuar dhe makabër të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihut, duke e cilësuar si një sulm ndaj zyrtarit të lartë të institucionit të arsimit të Republikës së Kosovës.
Kjo tregon se ende nuk është bërë gjithë ajo që duhet në vendosjen e rendit dhe të sundimit të ligjit në Kosovë dhe në parandalimin efikas të krimit.Ne duhet vazhdimisht të punojmë që qytetarët tanë të jetojnë dhe të punojnë të qetë duke i vënë përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit dhe duke forcuar punën e organeve të hetuesisë dhe të gjyqësisë.Presidentja Jahjaga i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Salihu, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, duke kujtuar me respekt kontributin dhe punën në përparimin e arsimit, një komponentë shumë e rëndësishme për popullin tonë.