presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti gjenerallejtënant Sylejman Selimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

Z.Selimi e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet aktuale që po zhvillon Forca e Sigurisë e Kosovës. Më konkretisht, ai foli për ushtrimin fushor “Luani i Shkathët – 4”, i cili u mbajt nga 27-29 shtator dhe i cili u vlerësua me një notë shumë të lartë si nga udhëheqja e FSK ashtu edhe nga përfaqësues të institucioneve të tjera që e përcollën atë.Presidentja Atifete Jahjaga e vlerësoi lart organizimin e këtij ushtrimi fushor dhe të gjitha aktivitetet që po i zhvillon Forca e Sigurisë e Kosovës në drejtim të përmbushjes sa më parë të Kapaciteteve të Plota Operacionale.

This site is registered on wpml.org as a development site.