DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim ambasadorin John Menzies

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim ambasadorin John Menzies. Ambasadori Menzies e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për detyrën dhe për punën që po bën në në udhëheqjen e Kosovës, në një kohë shumë të rëndësishme.

Ambasadori Menzies tha se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike dhe i vlerësoi të arriturat në vend. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e falënderoi ambasadorin Menzies për angazhimin e SHBA-së dhe të tij për Kosovën dhe mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojë që të vendosë marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe me Aleancën Veriatlantike përmes programit të saj për Partneritet për Paqe.Ajo tha se Propozimi Gjithëpërfshirës i Martti Ahtisaarit ofron vetëqeverisjen optimale për komunitetin serb dhe ky komunitet ka marrë përgjegjësitë e plota në qeverisjen lokale dhe atë qendrore. 

This site is registered on wpml.org as a development site.