presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate “Sveti Nikolla” të Janjevës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate “Sveti Nikolla” të Janjevës, të cilët shtruan nevojën e përfaqësimit të të dyja komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate thanë se të dyja komunitetet duhet të njihen me Kushtetutën e Kosovën dhe të kenë përfaqësim në Parlamentin e vendit. Ata thanë se pjesëtarët e të dyja komuniteteve duhet të kenë qasje dhe mundësi të barabarta me të gjitha komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se Kosovës i duhet një unitet për përfaqësimin e të gjitha komuniteteve dhe theksoi rëndësinë e inkuadrimit të këtyre dy komuniteteve në Këshillin Konsultativ për Komunitete.Ajo ofroi përkrahjen e saj për komunitetin kroat dhe atë malazez në Kosovë dhe tha se angazhimi i tyre është i rëndësishëm në ndërtimin e një shteti demokratik.    

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.