Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës

Me 9 maj shënojmë 63 vjetorin e nisjes së projektit historik për krijimin e Bashkimit Evropian. Kjo ditë, që njihet si Dita e Evropës, simbolizon aspiratat e popujve të Evropës për të jetuar në paqe, demokraci dhe prosperitet, bazuar në vlerat e përbashkët të lirisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut.
Presidentja Jahjaga vizitoi sot Manastirin e Deçanit për Festën e Pashkëve Ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Manastirin e Deçanit për Festën e Pashkëve Ortodokse.
Takimi i Grupit Punues të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Nën kryesimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, sot u mbajt mbledhja e Grupit punues në kuadër të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Prokuroria e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile.
Presidentja Jahjaga uroi besimtarët ortodoksë për Pashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, uroi të gjithë besimtarët dhe udhëheqësit fetarë, me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse.
DEKLARATË E ZYRËS SË PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E 3 MAJIT – DITËS BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vlerësojmë dhe respektojmë punën e të gjithë gazetarëve dhe rolin e mediave në promovimin e vlerave të shoqërisë sonë dhe në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të lirë.
Presidentja Jahjaga priti Presidenten e Shoqatës së Matematikanëve të Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Prof.dr.Marta Sanz-Sole, Presidente e Shoqatës së Matematikanëve të Evropës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti sekretarin e përgjithshëm të OBI-së, Ekmeleddin Ihsanoglu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), z. Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare. Në këtë takim Presidentja Jahjaga e nderoi z.Ihsanoglu me medaljen “Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti admiralin James Stavridis

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e krahut jugor të NATO-s, admiralin James Stavridis, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë lamtumirëse.
Presidentja Jahjaga uroi Madhërinë e Tij, Mbretin e Holandës, Willem-Alexander

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi sot Madhërinë e Tij, Mbretin Willem-Alexander, me rastin e kurorëzimit të tij Mbret i Holandës.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në shënimin e 27 Prillit Ditës së të Pagjeturve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në manifestimin qendror për shënimit e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, të organizuar në Mejë të Gjakovës.