presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi besimtarët ortodoksë për Pashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, uroi të gjithë besimtarët dhe udhëheqësit fetarë, me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse.

Në urim thuhet:Të nderuar besimtarë,Ju uroj Gëzuar festën e Pashkëve.Në Ditën e Pashkëve, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, Ju shpreh urimet e mia më të mira. Dëshiroj që ju të gjithë te jeni të lumtur e të gëzuar, me familjet dhe njerëzit e juaj më të dashur.Le të kujdesimi në këtë ditë të madhe për gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë, le t?ju ndihmojmë dhe le t?i gëzojmë ata.Në këtë festë të rëndësishme le të jemi së bashku dhe të punojmë për shtetin e Kosovës, shtetin e qytetarëve të barabartë në të gjitha fushat, shtetin që duhet ta zhvillojmë e përparojmë për të mirën e të gjithë neve dhe brezave që vijnë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.