DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Takimi i Grupit Punues të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Nën kryesimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, sot u mbajt mbledhja e Grupit punues në kuadër të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Prokuroria e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile.

Në këtë takim u shqyrtua implementimi i aktiviteteve të identifikuara në mbledhjen e mëparshme dhe u theksua se pjesa më e madhe e institucioneve ka realizuar detyrat e përcaktuara. Përfaqësuesit e institucioneve të mandatuara për luftimin e korrupsionit thanë se kanë identifikuar aktivitete shtesë, të cilat do të prezantohen në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe do të kërkohet përkrahja nga niveli i Këshillit.Grupi punues i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit u përcaktua që të vazhdojë implementimi sipas planit të veprimit, duke përmirësuar bashkërendimin e mëtutjeshëm të institucioneve të thirrura në luftën kundër korrupsionit.Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, i themeluar me dekret vitin e kaluar, udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.